Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Champions/ Inter në strofullën e pamposhtur të Barcelonës: nuk lejohen gabimet për Liverpool e Chelsea

Lapsi.al 2 October 2019
Champions/ Inter në strofullën e pamposhtur të Barcelonës:

Befasive të mbrëmjes së të martës do ti shtohen të tjera emocione në kompletimin e raundit të dytë në Champions League për katër grupet e mbetura. E gjithë vëmendja natyrisht është në Kamp Nou aty ku Barcelona do të presë Inter, në një ndeshje tepër të rëndësishme, ndërsa për anglezet Liverpool e Chelsea është koha të mos gabojnë…

Pikërisht kampionët në fuqi të Europës nuk mund të bëjnë hap fals, jo pas asaj që pësuan në San Paolo me Napolin. Klopp sigurisht që kapet pas një forme brilante në kampionat, me 7 fitore në 7 ndeshje, por të vihesh në ndjekje të Napolit tani bëhet e vështirë, në kohën kur në Anfield Road mbërrin Salsburg. Austriakët i frikësuan të gjithë me 6-2 përballë Genk dhe në ishull do të shkojnë për surprizën e dytë…

Barazi e plotë në Grupin F, me katër skuadra që tani janë në lojë për kualifikimin. Në Kamp Nou Inter i Antonio Conte shkon pa Lukaku të dëmtuar, duke i besuar Sanchez që në kampionat është I skualifikuar dhe Lautaros. Cështja që shqetëson mbi gjithcka është nëse Lionel Messi do të jetë në fushë. Kapiteni është grumbulluar, por vështirë se do të jetë nga minuta e parë. Argjentinasi nuk i ka shënuar kurrë zikaltërve, por në Kamp Nou Barcellona është e pathyeshme dhe fortesën katalanase kërkon ta shfrytëzojë për të marrë kreun e grupit.

Në Grupin G Leipzig kërkon fitoren e dytë radhazi, për të vënë në siguri kualifikimin. Në shtëpi përballë Lyon nuk është një ndeshje e lehtë, por francezët vijnë nga një barazim me Zenit ku nuk treguan shumë. Për Benfikën transferta e Zenit është mudnësia për të mos humbur, sepse me 0 pikë portugezët rrezikojnë edhe vendin e tretë.

E njëjta situatë edhe për Chelsea, që humbi në debutimin në Stamford Bridge përballë Valencias. Tani Lampard duhet të rrëmbejë pikët në Lille, ndërsa Ajax ka sprovën në Mestalla, ku duhet të tregojë se largimet e De Ligt e De Jong nuk e kanë zbehur forcën e hollandezëve.

NDESHJET E RAUNDIT 2

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

18:55 Genk ? - ? Napoli

21:00 Liverpool ? - ? Salzburg

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

18:55 Slavia Prague ? - ? Borussia Dortmund

21:00 Barcelona ? - ? Inter

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

21:00 RasenBallsport Leipzig ? - ? Lyon

21:00 Zenit St. Petersburg ? - ? Benfica

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

21:00 Lille ? - ? Chelsea

21:00 Valencia ? - ? Ajax

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI