Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Fulham, Ben Davis rrezikon të përfundojë në burg

Lapsi.al 3 October 2019
Fulham, Ben Davis rrezikon të përfundojë në burg

Kur Singapori të thërret, jeni të detyruar të përgjigjeni! Dhe nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë,  edhe nëse luani në Premier League. Historia e Ben Davis është e pabesueshme. 18 vjeçari i blerë nga Fulham vitin e kaluar rrezikon tre vjet burg pasi nuk iu përgjigj thirrjes së vendit të tij, Singaporit, për të kryer shërbimin ushtarak. Në moshën 18 vjeç, në Singapor djemtë duhet të kryejnë dy vjet shërbim ushtarak, detyrim që autoritetet rrallëherë pranojnë ta shtyjnë. Kështu ka ndodhur edhe për Davis, të cilit qeveria i ka refuzuar kërkesën për shtyrje.

Arsyet e dhëna nga Davis nuk janë dukur mjaftueshëm të vlefshme për zyrtarët e Singaporit të cilët kanë refuzuar kërkesën e lojtarit. Ngjarja ka kontribuar në ngritjen një reagimi mbi sistemin tepër të ngurtë të në Singapor. Në fakt, janë vetëm tre sportistë që në 15 vitet e fundit kanë arritur të përfitojnë nga shtyrja e shërbimit ushtarak, mes tyre edhe kampioni olimpik i notit Joseph Schooling.

Ndërkohë, Ben Davis ka vendosur të veshë ngjyrat e një vendi tjetër në Lojërat e ardhshme të Azisë Juglindore, të planifikuar anë Filipine midis nëntorit dhe dhjetorit. Mesfushori i Fulham, në fakt, do të veshë fanellën e Tajlanda U 23 , duke qenw se ka lindur në ishullin Phuket nga një nënë Thai dhe një baba britanik, dhe më pas u transferua në Singapor në moshën pesë vjeç.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI