Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Juventus, Claudio Marchisio tërhiqet: "Nuk po jepja më atë që doja"

Lapsi.al 3 October 2019
Juventus, Claudio Marchisio tërhiqet: "Nuk po jepja më atë

Claudio Marchisio i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Në moshën 33 vjeçare ish-mesfushori i Juventus ka zyrtarizuar tërheqjen gjatë një konference shtypi në Allianz Stadium. "Doja të bëja këtë lajmërim në shtëpinë time, ku kam përjetuar momente të paharrueshme". Një vendim i marrë me shumë dhembje: "Kam marrë oferta, por nuk arrija më të jepja atë që doja dhe duhet të respektoj veten time".

Janë të shumtë triumfet, mbi të gjitha bardhezi, por nuk mungojnë "pengjet" për Marchisio: "Më i madhi sigurisht Champions me Juventus. Nëse do të kthehesha pas do të riluaja një pjesë të finales së Berlinit të humbur kundër Barcelona për të ndryshuar gjërat. Edhe fakti që nuk kam fituar një Europian me Italinë është keqardhje e madhe. Një ëndërr e nisur nga nivele të ulëta: "Isha i vetmi me të vërtetë i lumtur gjatë vitit të Juventus në Serie B, sepse po "merrja trenin", kisha veshur fanellën bardhezi dhe po realizoja ëndrrën time".

Tani për ish-mesfushorin do të fillojë një fazë e re e karrierës, por idetë nuk janë ende të qarta: "Do të marr kohë për vete për të kuptuar se ku mund të jem i dobishëm në botën e futbollit, nuk përjashtoj as mundësinë për t'u bërë trajner apo drejtues. Në vitet e fundit kam drejtuar aktivitete jashtë futbollit, por nuk e di se çfarë do të bëj".

https://twitter.com/ClaMarchisio8/status/1179745073740861440?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1179745073740861440&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fcalcio%2Fcalcio-claudio-marchisio-si-ritira-non-riuscivo-pi-a-dare-quello-che-volevo_9291411-201902a.shtml

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI