Flash

Diego Costa dënohet për krime fiskale: gjobë e frikshme, por i shpëton burgut

Lapsi.al 4 October 2019
Diego Costa dënohet për krime fiskale: gjobë e frikshme, por i

Duhet të paguajë një gjobë të frikshme Diego Costa, sulmuesi i Atletico Madrid, për shkak se nuk ka paguar taksat në kohën e transferimit të tij tek Chelsea. Ka qenë vetë qendërsulmuesi i natyralizuar spanjoll që është deklaruar fajtor për ngjarjen: ishte 2014, viti kur Costa u transferua në Angli, por nuk kishte paguar taksat në Spanjë, pasi kishte firmosur një kontratë publicitare prej 8 milionë euro me Adidas (ishte Ministria e Thesarit që e denoncoi faktin).

Kështu, sulmuesi i datëlindjes 1988 ka pranuar një dënim me burg prej 6 muajsh, që mund të shlyhet me një shumë të barabartë prej 600 mijë euro. Fillimisht Diego Costa nuk ishte shumë dakord, por në fund vendosi të bëjë kompromis për të evituar telashe më të mëdha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI