Flash

Giampaolo nuk e mendon largimin nga Milan: "Kurrë, do të thotë të dorëzohem"

Lapsi.al 4 October 2019
Giampaolo nuk e mendon largimin nga Milan: "Kurrë, do të

"Duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë krizë. Të largohem? Kurrë. Kush ikën do të thotë që dorëzohet". Fjalët e teknikut të Milan Marco Giampaolo, i intervistuar në dalje nga Milanello nga programi televiziv 'Le Iene', tregojnë qartë atë që ka ndërmend Giampaolo. Shoqërià në këto ditë ka vazhduar ti japë besim, por një humbje tjetër të shtunën në Genova mund ta precipitojë situatën. "Piatek? Kush bën gola, nuk e harron si bëhen: ndodh, janë cikle, periudha ashtu ashtu. Po punojmë për të bërë mirë e për të gjetur një zgjidhje. Të arrij Krishtlindjen? Unë punoj për ta festuar si duhet. Objektivat duhet të jenë maksimalë gjithnjë. Milan është para interesave individualë".

Katër humbje, e fundit në shtëpi kundër Fiorentinës, pas gjashtë javësh kampionat, janë një bilanc negativ i rëndë, por prezenca e drejtorit teknik kuqezi, Paolo Maldini, në Milanello është shenjë e afërsisë së drejtuesve me teknikun, për të arritur në një ndryshim kursi, duke filluar nga Marassi. E ndërkohë, tekniku ka dashur të sqarojë dicka: "Nuk ka kalë Troje, kam thënë vetëm se kur isha fëmijë bëja tifo për Inter deri në moshën 10 vjeç".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI