Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Sensi dhe Barella panikosën Barcelonën: paga e tyre qesharake edhe për të zakonshmit blaugrana...

Lapsi.al 4 October 2019
Sensi dhe Barella panikosën Barcelonën: paga e tyre qesharake edhe

Stefano Sensi dhe Nicolo Barella janë vënë në qendër të vëmendjes në “Camp Nou” duke konfirmuar biznesin e vërtetë që ka bërë për ta Inter. Dy lojtarët vazhdojnë të impresionojnë me fanellën zikaltër dhe janë ndoshta celësi kryesor në strukturën e besueshme të ndërtuar nga Antonio Conte. Elozhet për mesfushorët e spikatur të Inter kanë ardhur në faqet e Corriere dello Sport: “Tek Barcelona që ka thuajse 700 milion rroga bruto dhe që merr miliarda nga të faturuarit, rrogat e Sensi dhe Barella i bëjnë njerëzit të buzëqeshin: i pari fiton 1.6 milion plus bonuset (shifra do të rritet në vitet pasardhëse), ndërsa i dyti arrin në 2.5.

Të pallogaritshme krahasur me sa përfitojnë të jashtëzakonshmit e Barcelonës që në pjesën e parë kanë parë vetëm...targën e mesfushorëve zikaltër. Së bashku Sensi dhe Barella arrijnë saktësisht në gjysmën e rrogës së Vidal, që Inter verën e kaluar ia kishte kërkuar Bartomeut duke i propozuar një shkëmbim me Nainggolan. Pas “jo-së” së ardhur nga Spanja në fund të qershorit, në fakt emri i Vidal nuk është kthyer më në aktualitetin e milanezëve, as të Conte, që nuk e ka kërkuar më, sepse ka kuptuar se këta të dy, me cilësitë e tyre dhe vlerat e tyre tekniko-taktike, do të bëheshin së bashku me Brozovic elementët kyç të Interit”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI