Flash

Tmerrohen në Liverpool, Karius: "Dua të kthehem"

Lapsi.al 5 October 2019
Tmerrohen në Liverpool, Karius: "Dua të kthehem"

Tifozët e Liverpool e kujtojnë me tmerr për gafat e papërsëritshme me të cilat vendosi finalen e Champions kundër Real Madrid, dy vjet më parë, por Loris Karius ëndërron kthimin në Anfield Road dhe është vetë portieri i Besiktas që e ka treguar për të përditshmen britanike The Guardian: “Nëse do të luaj përsëri për Liverpool? Natyrisht që është një opsion, një mundësi e mirë për mua të kthehem aty. Ndoshta do të luaj përsëri për ta, nuk i duhet, unë shpresoj. Por është herët për ta thënë".

Gjermani, që pas mbrëmjes së tmerrshme në Kiev, nuk ka përjetuar më ditë të mira. I larguar menjëherë nga Anfield Road në merkaton e verës, portieri u huazua tek Besiktas ku nuk e harroi zakonin e tij. I fundit ishte në javën e parë të Europa League, duke lejuar humbjen e skuadrës turke kundër Slovan Bratislava me një gafë flagrante në rastin e golit të parë të Sporar.

https://www.youtube.com/watch?v=UmTuiqBAtno#action=share

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI