Flash

Boks/ Sulmohet ish-trajneri i Wladimir Klitschko: Wbc anullon ndeshjen për titull në Amerikë

Lapsi.al 6 October 2019
Boks/ Sulmohet ish-trajneri i Wladimir Klitschko: Wbc anullon ndeshjen për

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur të premten në mbrëmje në Flint, në Michigan, me rastin e ndeshjes mes Claressa Shields e kroates Ivana Habazin. Ish-trajneri i Wladimir Klitschko, Ali Bashir, është goditur pas shpine nga një person i paidentifikuar dhe ka përfunduar në spital. Drastike ndërhyrja e entit të boksimit.

Ndeshja e boksit për femra është anulluar nga Wbc për shkak të agresionit që pësoi trajneri i një nga dy protagonistet. James Ali Bashir, i njohur për faktin se ka stërvitur Wladimir Klitschko, tani është trajneri i kroates, por është goditur pas krahëve nga një person i paidentifikuar, pak përpara peshimit të boskiereve. Sulmi dhe goditjet në kokë kanë provokuar një gjendje të fikëti të teknikut për shumë minuta dhe Bashir është dërguar në spital me mbrojtëse rreth qafës. Agresori është larguar duke u bërë i paarritshëm. Për këtë incident, të rrallë në boksin femëror, kampionia e dyfishtë olimpike në Londër e Rio, Shields, duhet të presë përpara se të provojë ti shtojë dy gjerdanët, ato të mesme dhe supermesme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI