Flash

Laçi nuk fiton përsëri, Starova mbrohet: " Nuk flitet vetëm për rezultatin"

Lapsi.al 6 October 2019
Laçi nuk fiton përsëri, Starova mbrohet: " Nuk flitet

Laçin merr barazimin e tretë radhazi, por 0-0 kundër Bylis, edhe pse skuadra kryesuese e kampionatit, i rri ngushtë kurbinasve. Mallkastriotët kanë rezistuar në transfertë, duke i shtuar renditjes së tyre një tjetër pikë, që i lejojnë të ruajnë kreun, në varësi të ndeshjes së Kukësit. Sulejman Starova ka qenë në fokus të kritikave për mungesën e rezultateve: në vendin e 8-të në renditje me 7 pikë në 7 ndeshje. Jo ekzaktësisht cfarë mendonin në Lac, por tekniku ka tjetër version të fakteve: "Unë jam i detyruar të analizoj këto javë kampionat. Jam i mendimit që skuadra ka luajtur mirë. Kemi humbur dy shanse të mira në Vlorë e në Shkodër. Kemi luajtur mirë me Partizanin. Kemi treguar që luajmë me të fortët. Skuadra mbrohet mirë, krijon raste, për mua me pak fat do të flisnim ndryshe! Nuk flitet vetëm prej rezultati”.

Ndoshta është edhe si thotë tekniku, por ndërkohë rezultatet peshojnë dhe në shtëpi zhgënjyen përsëri: "Nuk kemi vuajtur nga mënyra e lojës. Kemi marrë dy gola në minutat e fundit, skuadra do të kishte 4 pikë më shumë. I provuam të gjitha, lojën nga krahët, topin e gjatë, kombinimet. Meritë e skuadrës që luan mirë dhe krijon. Ishim të pafat e përsëris".

Kurbinasit janë zhytur në krizë rezultatesh, edhe pse e nisën sezonin si pretendentë. Në javën e 8-të, Laçi do të jetë vizitor në kryeqytet ndaj Tiranës, në një sfidë ku mes Memës e Starovës nuk dihet kush rrezikon më shumë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI