Flash

Video/ Dëmtim horror i Hysaj, rrëzohet me kokë dhe del me barrelë: humbet kualifikueset me kombëtaren

Lapsi.al 6 October 2019
Video/ Dëmtim horror i Hysaj, rrëzohet me kokë dhe del me
Momente frike në Olimpico Grande Torino gjatë ndeshjes së Torinos me Napoli. Në minutën e 33' të pjesë së parë një kontrast loje ajrore ka qenë i pafat për mbrojtësin e kombëtares, që është përplasur përtokë me kokë, me trupin që ka peshuar mbi zverkun e shkodranit. Ansaldi, bëri 'urë' me shpinë e Hysaj, gati të godiste me kokë, u përplas keq. E menjëhershme ndërhyrja e mjekëve që e kanë transportuar shqiptarin me barrelë jashtë fushës. Megjithatë stafi i Napolit nuk duket i preokupuar për gjendjen shëndetësore të mbrojtësit të djathtë, që në orët e ardhshme do të nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Hysaj është zëvendësuar nga Ghoulam, por me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e kombëtares shqiptare në 11 dhe 14 tetor në transfertat e Turqisë dhe Moldavisë.

Demtimi i Hysajt on Vidnews.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI