Flash

Çiklizëm/ Përplaset me murin me shpejtësi, humb jetën 100 metra nga finishi

Lapsi.al 7 October 2019
Çiklizëm/ Përplaset me murin me shpejtësi, humb jetën

Një ciklist i ri diletant nga Prato, Giovanni Iannelli, ka humbur jetën gjatë një gare në Molino dei Torti në Itali, kur është përplasur dhunshëm me murin. 22 vjecari ka humbur jetën pas 36 orë agoni në spitalin e Alessandria. Viktima garonte për Team Hato Green Tea Beer. Aksidenti ka ndodhur të shtunën në edicionin e 87° të Cirkuitit Molinese: me 70 km/h, Iannelli, pas një kontakti me disa ciklistë të tjerë, rreth 100 metra nga finishi, përfundoi duke u përplasur me forcë tek një mur.

Menjëherë u kuptua gjendja e rëndë. Në përplasjen e dhunshme, kaska mbrojtëse u shkatërrua plotësisht e ciklisti pësoi dëme të mëdha. Iannelli iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, por gjendja e tij vetëm u përkeqësua deri në humbjen e jetës.

Presidenti i Federatës italiane të ciklizmit, Renato Di Rocco, "i shpreh, edhe në emër të gjithë botës së ciklizmit, ngushëllimet më të ndjera për humbjen tragjike e qendron me lutje pranë familjes prej gjithnjë e impenjuar në sportin tonë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI