Flash

Koalicioni në Kosovë/ Albin Kurti "përçan" rugovistët

Lapsi.al 9 October 2019
Koalicioni në Kosovë/ Albin Kurti "përçan"
Deklarata e sotme e Vjosa Osmanit se, partia rugoviste LDK, duhet të shkojë në koalicion me Albin Kurtin, ishte një hap i guximshëm për krijimin e një koalicioni qeverisës mes dy partive të opozitës së djeshme. Ndonëse për shumëkënd që nuk i njeh kulisat e politikës në Prishtinë, ajo do të ishte gjëja me e zakonshme dhe normale, hapi që hodhi prijësja e listës të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk qe as e lehtë dhe as e pa kalkuluar mirë. Sepse pavarësisht se elektorati vendosi me votë ndëshkimin e partive të luftës dhe komandantëve që u prijnë atyre duke dashur ti japë frenat e vendit opozitës, brenda partisë rrugoviste ekziston ende një rrymë e fortë që nuk i ka shkëputur lidhjet me PDK-në e Hashim Thaçit. Ata do të ishin të gatshëm që të bënin gjithçka për të penguar një qeverisje reale të ndryshimit. Lexo më tej: Kosovë/ Si janë ndarë deputetët? Kush do qeverisi në koalicion? Pikërisht kjo shpjegohet me fjalët e përhapura se faktori ndërkombëtar nuk do ta përlqene një kabinte të kryesuar nga “ekstremisti” Albin Kurti në vigjilje të fillimit të dialogut. Pikërisht kjo lexohet edhe në heshtjen e krerëve të LDK-së për tiu përgjigjur ftesave të liderit të Vetëvendosjes për të filluar bisedimet për qeverinë e re, me justifikimin se do të presim sa të numërohet edhe vota e fundit. Por, Vjosa Osmani e ka thyer këtë heshtje duke deklaruar këtë të mërkurë në një shënim në Facebook-un e vet se “Qytetarët. përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deri djeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”. Po të vërehen me kujdes fjalët të parës grua ish kandidate për kryeministre, aty vërehet një kujdes farmaceutik. Aty nuk evitohet të thuhet se kush doli partia e para dhe nëse do ta drejtojë apo jo Albin Kurti qeverinë e re, duke dëshmuar se Osmani ka dashur të ruajë ekuilibret fraxhile mes rrymave që ekzistojnë në partinë e saj. Megjithatë ajo ka pasur guximin të hedhë hapin e parë duke vendosur vijat e kuqe se nuk mund të ketë qeveri tjetër përpos asaj të dy partive opozitare. Osmani ka kuxuar të bëjë atë që nuk e bënë drejtues të tjetë të LDK, e koracuar nga legjitimiteti që i dha rezultati i votës që e ngjiti partinë e vjetër të Rugovës në kuririn e 200 mijë votave që nuk i kish marrë prej 15 vjetësh. Nga kjo përkrahje ajo vendosi të përcaktojë vijat e kuqe të koalicionit të ardhshëm. Por ajo u kujdes të luajtë edhe modesten duke qetësuar rivalët e saj të brendëshëm në parti me shprehjen se “Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam”. Lexo më tej deklaraten e plotë:

Vjosa Osmani shpall vendimin: Në qeverinë e re bashkë me Albin Kurtin

Tani gjithkush do e ketë më të vështirë të ngrejë zërin brenda LDK-së për ndonjë puç kundër koalicionit të partive opozitare. Aq më tepër që fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti po luan me LDK-në lojën e shkopit dhe të karrotës: Nga njëra anë ai po i lutet përditë për koalicion, por nga ana tjetar ka kërcënuar se nëse tek kjo parti dominon rryma kundër tij, ai është i gatshëm të shkojë sërish në zgjedhje. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI