Flash

Formacionet zyrtare/ Roshi në pankinë: Reja nuk bën eksperimente

Lapsi.al 11 October 2019
Formacionet zyrtare/ Roshi në pankinë: Reja nuk bën eksperimente

Është gjithcka gati tashmë për ndeshjen vendimtare në Stamboll, për kualifikueset e Euro 2020 mes Turqisë e Shqipërisë. Formacioni me të cilin tekniku Edy Reja do të zbresë në fushë është bërë publik dhe surprizat nuk kanë vend në një ndeshje kaq të rëndësishme. Odise Roshi që ishte edhe dilema e vetme, ndoshta, për italianin, do ta nisë nga pankina, duke i hapur vendin Frederik Veselit. Lojtari i Empolit do të marrë vendin e Elseid Hysaj të dëmtuar, në krahun e djathtë.

Pjesa tjetër e skuadrës është e paprekshme për Rejan. Janë të njëjtët që fundosën Islandën në Elbasan Arena një muaj më parë. Linjë difensive treshe, Dermaku që fitoi balotazhin me Kumbullën, Gjasula përpara mbrojtjes, ndërsa në sulm të rikonfirmuar Cikalleshi e Manaj. Edhe njëherë pankinë për Balaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI