Flash

Video/ Strakosha prish gjithçka në minutën e 90: Turqia merr frymë dhe sheh kualifikimin

Lapsi.al 11 October 2019
Video/ Strakosha prish gjithçka në minutën e 90: Turqia merr

1-0, por mund të kishte qenë shumë ndryshe. Shqipëria e Edy Reja, bëri një tjetër provë të rëndësishme, por këtë herë mes golit e fitores ishte një Rey Manaj jo në ditën e tij më brilante dhe një Strakosha që bën gafën e madhe në minutën e fundit të lojës, duke dënuar një strategji brilante të Edy Rejas. Për shumë minuta kuqezinjtë ishin skuadra më e rrezikshme, në të gjitha rastet me Manaj: sulmuesi vrapoi, tentoi, por kur erdhën rastet e shënimit, nuk e fundosi dot goditjen që do të kishte qenë shpresë për ne, e frikësuese për Turqinë, që me këtë fitore, bashkë me suksesin e Francës në Islandë e kanë të hipotekuar shansin për të shkuar në Euro 2020. Shqipëria e provoi, me karakter e dinjitet, por në fund rrjeta që u tund ishte e Strakoshës, që në një moment papërqendrimi e la të pambrojtur...

Reja ruajti stabilitetin: e bëri mirë. Boshti i skuadrës rezistoi në minutat e para të ethshme, ku kuqezinjtë ishin po aq asfiksues në presing sa të besuarit e Senol Gunes. Veseli zëvendësoi Hysajn e dëmtuar dhe askush nuk e kuptoi që shkodrani mungonte. Empolezi bëri ndeshjen më të mirë që kur mban veshur fanellën e kombëtares. Mesfusha mbajti ekuilibrat, Manaj e Cikalleshi vrapuan në të gjithë repartin, duke bërë që të kalonin minutat më të rrezikshme, ato të insistimit të Turqisë, për të fituar gradualisht metra në fushë dhe minuta në zotërim të topit.

Cenk Tosun e Burak Ylmaz ishin vetëm hijet e atyre lojtarëve të rrezikshëm, të kontrolluar gjithnjë nga Gjimshiti, Dermaku e Ismajli. Nuk pati shumë raste e para, një tentativë e Tosun, përgjigje e Manajt dhe portierët pothuaj të paimpenjuar.

Atë që Reja e kishte ndërtuar në mendjen e tij e zbatoi në fushë dhe gjithcka shkoi sipas parashikimeve të italianit, 74 vjecar një ditë më parë: Roshi për Lenjanin, që më tepër se për zëvendësimin u dëshpëruar për rastin që humbi 6 minuta më parë. Roshi u fut në minutat e tij dhe si ndodhi kundër Moldavisë e kundër Islandës ndryshoi lojën. Driblime, shpejtësi dhe elegancë, por Manaj humbi atë që ishte e pamendueshme, në minutën e 77, duke mos gjetur topin me portën të boshatisur.

Manaj u bë protagonisti i Shqipërisë në 10 minutat e fundit, duke tentuar katër herë e duke trembur turqit, që filluan të kontrollonin minutat, pa e ditur se pikërishyt në fund do ti vinte ndihma e papritur. Strakosha doli pa logjikë në minutën e 90, duke përplasur Ismajlin e pa gjetur topin, që Tosun me kokë e shtyu në rrjetë për golin e fitores.

Shqipëria mbetet me 9 pikë, ndërsa Turqia e Franca i gëzohen kualifikimit me 18 pikë. Turqit nuk e humbasin traditën: në eleminatore arrijnë gjithnjë të na mundin e duke parë ndeshjen e sotme, për Shqipërinë kualifikueset me Turqinë janë kthyer në sindromë...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI