Flash

"Para se të fle, mendoj gjithnjë për atë penallti...": Roberto Baggio i kthehet makthit të Pasadenas

Lapsi.al 12 October 2019
"Para se të fle, mendoj gjithnjë për atë

"Më ndodh akoma që të më kthehet në mendje përpara se të fle. Edhe sepse ishte ëndërra që kisha si fëmijë, një finale Itali-Brazil...". Mekëto fjalë Roberto Baggio, në edicionin e dytë të Festivalit të sportit në Trento ka kujtua momentin më të errët të karrierës së tij të shkëlqyer. Topi i Artë 1993 ka kujtuar episodin më të famshëm e më të trishtë, atë të vitit 1994, kur në të nxehtin e Pasadenas, gaboi penalltinë e fundit të serisë, në finalen kundër Brazilit të Romario e Bebetos.

Një tjetër zhgënjim, ka kujtuar 'Bishtaleci hyjnor', ishte përjashtimi nga skuadra italiane që mori pjesë në Botërorin e 2002 në Kore, pas një rikuperimi rekord nga dëmtimi: "Një plagë e pashëruar, e krahasueshme me penalltinë e humbur në Pasadena sepse, ndoshta mund të dukem mendjemadh ose arrogant, por këtë herë nuk më intereson, besoj se në fund të fundit e meritoja të isha mes të grumbulluarve të atij Botërori".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI