Flash

Valëvisnin flamurin shqiptar, tifozët serbë pushtojnë fushën nga tërbimi: ndërpritet miqësorja Brescia-Vojvodina

Lapsi.al 12 October 2019
Valëvisnin flamurin shqiptar, tifozët serbë pushtojnë

Miqësorja në Orzinuovi mes Brescia e Vojvodinës është ndërprerë në minutën e 7' të pjesës së dytë për shkak të një invazioni të fushës nga rreth 20 tifozë serbë, që kërkonin të konfrontoheshin me një grup tifozësh që valëvisnin flamuj shqiptarë. Një veprim që është konsideruar nga serbët një provokim për cështjen e Kosovës. Rrjetat ndarëse kanë evituar më të keqen ndërsa kanë ndërhyrë edhe forcat e rendit.

Që në pjesën e parë ndeshja ishte ndërprerë për rreth 15 minuta, pas përjashtimit të teknikut të Vojvodina, Lalatovic, që i ktheu lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes, ndërsa i ktheu në fushë vetëm ndërhyrja e presidentit të skuadrës serbe. Në momentin e ndërprerjes, skuadra e Corini ishte në avantazh 2-1 falë golave të Donnarumma me penallti pas 7' e Bisoli në të 13'.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI