Flash

Brazili nuk di të fitojë: ndeshja e Neymar zgjat 12 minuta

Lapsi.al 13 October 2019
Brazili nuk di të fitojë: ndeshja e Neymar zgjat 12 minuta
Përfundon vetëm 1-1 miqësorja mes Brazilit dhe Nigerisë, që e shtyn serinë e ndeshjeve pa fitore të Selecaos në miqësore në 4, por sikur të mos mjaftonte Tite humb edhe yllin e tij më të shndritshëm Neymar Junior, që ka dalë i dëmtuar nga fusha. Nuk është një periudhë me fat për numrin 10, që sapo është kthyer protagonist edhe me PSG detyrohet të qendrojë sërisht jashtë fushës. Është i kuptueshëm alarmi në kampin e Psg për dëmtimin e ri të Neymar. Braziliani është detyruar të braktisë fushën në miqësoren e luajtur në Singapor, pas vetëm 12' minutash, për shkak të një problemi muskular në kofshën e majtë. Për Tite shqetësues është fakti që Brazili nuk po arrin të fitojë. Pas barazimit të tre ditëve më parë me Senegalin, me të njëjtin rezultat, tani një tjetër formacion afrikan ndalon 5 herë kampionët e botës. Avantazhi i Aribo në minutën e 35 është fshirë në fundin e pjesës së parë nga një gol i Casemiro, që ndoqi mirë aksionin, pas topit të kthyer nga shtylla.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI