Flash

Pioli i heq “shtetrrethimin” Milan: tekniku fiton pikë në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 19 October 2019
Pioli i heq “shtetrrethimin” Milan: tekniku fiton pikë në

Stefano Pioli është një nga ata trajner të kontestuar ende pa marrë detyrën. E në këtë situatë, teknikut i duhet të fitojë terren, duke bërë për vete fillimisht lojtarët e pastaj tifozët. E këtij versioni duket se është zgjedhja e Piolit për ti dhënë më shumë liri lojtarëve, duke i hequr grumbullimin asfiksues para ndeshjeve në San Siro.

Sikurse ka paralajmëruar në konferencë për shtyp, Stefano Pioli ka zgjedhur të shfuqizojë grumbullimin në Milanello një ditë përpara ndeshjeve shtëpiake. Lojtarët do të jenë pra të lirë të kthehen në shtëpi pas darkës në qendrën sportive kuqezi, duke u rikthyer të nesërmen në mëngjes në dispozicion të teknikut. Një zgjedhje, sipas trajnerit të ri kuqezi, që synon për t’i bërë më të përgjegjshëm futbollistët.

Të këshilluara

Video/ Partizani në avantazh në Shkodër

Melo shënon avantazhin në Shkodër, duke i dhënë ndeshjes më të rëndësishme të javës së tetë të Superiores, startin e duhur. Një gabim i Sherrit në goditjen e dë...

17:21

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI