Flash

Video/ Skandali i tabelës së Jorgjit: Luftëtarit iu mohua zëvendësimi, Marantas i tërbuar me arbitrin

Lapsi.al 20 October 2019
Video/ Skandali i tabelës së Jorgjit: Luftëtarit iu mohua

"Nuk ka një rregullore specifike" ky është sqarimi i Enea Jorgjit, i cili fajëson klubin organizator për mungesën e një tabele rezervë, duke justifikuar edhe zëvendësimin që i mohoi gjirokastritëve në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Tabela që sinjalizoi kagtër zëvendësime deri në atë moment, në minutën e 83, ku tekniku i bluezinjve Jorgos Marantas do të hidhte në fushë sulmuesin Aldrit Oshafi, nuk funksionoi. Si për ta bërë edhe më të pamundur ndërrimin, nuk punonte më as tabela e ballshiotëve, duke e nxjerrë Marantas nga vetja në debatat e ashpra me arbitrin e katërt, Kreshnik Bajramaj, të cilit i tregoi variantin si bëhej zëvendësimi, shoqëruar me pyetjen: "Po minutat shtesë si do ti sinjalizosh?".

DEBATI

Marantas - “Arbitër, si ka mundësi që na mohon zëvendësimin? Nëse nuk e bën këtë, atëherë me çfarë tabele do të sinjalizosh minutat shtesë?!”

Jorgji - “Ju lutem uluni në stol, këtu drejtoj unë dhe do të bëhet çfarë them unë”.

Kjo situatë ka nervozuar jo vetëm teknikun grek por edhe tifozët gjirokastritë që protestuan në fund të ndeshjes para stadiumit, duke detyruar policinë të shoqërojë arbitrat e ndeshjes me makinën e policisë deri në dalje të qytetit.

Të këshilluara

Video/ Partizani në avantazh në Shkodër

Melo shënon avantazhin në Shkodër, duke i dhënë ndeshjes më të rëndësishme të javës së tetë të Superiores, startin e duhur. Një gabim i Sherrit në goditjen e dë...

17:21

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI