Flash

Cies tregon prodhuesin më të madh të lojtarëve profesionistë në Europë

Lapsi.al 21 October 2019
Cies tregon prodhuesin më të madh të lojtarëve

Real Madrid është klubi që formon më shumë lojtarë profesionistë. E tregojnë statistikat e cdo viti të dizenjuara nga Cies, Observatori futbollistik, duke marrë në konsideratë lojtarë aktivë në pesë kampionatet kryesore (Francë, Gjermani, Angli, Itali e Spanjë). Sipas përcaktimit Uefa, klubet "formuese" janë skuadra ku futbollistët kanë luajtur për të paktën tre vjet nga 15 në 21 vjec.

FRANCA EKSPORTON — Vendi i formimit dhe eksportimit të lojtarëve të rëndësishëm është Franca, që përfaqësohet mirë në klasifikime. Skuadra më e mirë, Lyon, është e treta në total. Të tjerë klube janë në 10 më të mirët: Paris St-Germain (6°) e Monaco (9°). Në një tjetër klasifikim, atë të lojtarëve prezentë në 31 divizionet europiane, PSG është në vendin e 20°, duke lënë pas Lyon (21°). Në këtë renditje, Cies ka vendosur të parin në klasifikim Partizan Beograd me 75 lojtarë të formuar, ndjekur nga Ajax me 72.

ITALIANET — Për të gjetur klubet italiane duhet zbritur në vendin e 25° ku pozicionohen ngjitur Atalanta, Milan e Roma me 15 lojtarë profesionistë të formuar. Një hap më prapa Inter me 13 e Brescia me 10. Për të kuptuar shkallën krahasimore, duhet mësuar se Real e Barcellona, në krye të klasifikimit të pesë kampionateve kryesore europiane, kanë nxjerrë në futbollin profesionist respektivisht 39 e 34 lojtarë. Tregues të një politike merkato, që ndoshta duhet ndjekur nga të tjerët, duke parë marzhin e sukseseve të gjigantëve spanjollë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI