Flash

Buzëqesh Inter: Borussia Dortmund në Milano pa Reus e Paco Alcacer

Lapsi.al 22 October 2019
Buzëqesh Inter: Borussia Dortmund në Milano pa Reus e Paco Alcacer

Lajme të këqija për Borussia Dortmund, që të mërkurën në mbrëmje do të sfidojë Inter në San Siro në ndeshjen e tretë të Champions League. Gjermanët duhet të bëjnë pa Marco Reus e Paco Alcacer, që nuk janë grumbulluar për transfertën. Një mungesë e dyfishtë e rëndë për Favre, që në sulm do të mund të besojë në rikthimin e Mario Götze.

Reus është detyruar të heq dorë nga ndeshja për shkak të një gjendje gripale, ndërsa Alcacer prej disa ditësh është duke u marrë me problemet muskulare. Borussia Dortmund do të prezantohet në Milano në krye të Grupit F me 4 pikë, po aq sa Barcellona. Inter, që e ndjek me vetëm një pikë, bashkë më Slavia Praga, është e detyruar të fitojë, për të shpresuar në një kalim të raundit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI