Flash

Shkarkohet Sadedini: trajneri, që hoqi Orikumi për rezultate, vjen të shpëtojë Flamurtarin

Lapsi.al 24 October 2019
Shkarkohet Sadedini: trajneri, që hoqi Orikumi për rezultate, vjen

Në Vlorë çuditë nuk kanë të mbaruar. Pas ultimatumeve, një trajneri që punonte në kushte të frikshme për ti menduar, tek Flamurtari bëhet lëvizja tjetër paradoksale. Drejtuesit e klubit largojnë nga drejtimi i skuadrës Dritan Sadedinin dhe tashmë në krye të skuadrës do të vijë Artan Sakaj, trajneri që u largua pak ditë më parë nga Oriku, në Kategorinë e Parë, për mungesë rezultatesh.

Lajmin e ka konfirmuar Flamurtari në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun, por ky i fundit do të vijojë të mbetet pjesë e stafit teknik të ekipit. Humbja e të mërkurës përballë Vllaznisë ka sjellë edhe këtë ndryshim në drejtimin e skuadrës vlonjate. Sadedini e mori skuadrën në një periudhë shumë të vështirë, vetëm 10 ditë para startit të kampionatit, ndërsa në 9 javë të Superiores regjistroi shtatë humbje dhe dy barazime (përballë Laçit dhe Tiranës në Vlorë), me skuadrën që pozicionohet e fundit. Të vetmen fitore në ndeshje zyrtare, Sadedini e arriti kundër Velecikut në Vlorë, me shifrat 5-0, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Tashme pritet emri i trajnerit të ri të Flamurtarit, që sipas të gjitha mundësive është Sakaj. Ish-futbollisti i kuqezinjve u shkarkua nga Oriku, skuadra tjetër e Vlorës për mungesë rezultatesh dhe tani vjen të shpëtojë Flamurtarin, ose të paktën ti japë një impuls më shumë kuqezinjve. Ndryshimet në klub vijnë vetëm tre ditë para ndeshjes së radhës në kampionat, ku Flamurtari do të përballet në Vlorë me Skënderbeun.

Të këshilluara

Video/ Telushi "çan" rrjetën e Skënderbeut

Partizani vendos në kasafortë rezultatin kundër Skënderbeut, duke u lëshuar me forcë drejt kreut të klasifikimit. Bruno Telushi siguroi rezultatin me një goditj...

15:44

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI