Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Chiellini ngre në piedestal Dybala dhe prenoton rolin si drejtues: "Luaj edhe dy vjet e pastaj, pas një tavoline"

Lapsi.al 25 October 2019
Chiellini ngre në piedestal Dybala dhe prenoton rolin si drejtues:

Giorgio Chiellini duhet ta vëzhgëojë Juventus si spektator edhe për pak kohë, por i ka idetë e qarta për të ardhmen: "Do të luaj edhe për dy vjet, jo më shumë. Pastaj do të më pëlqente një karrierë si drejtues, por nuk e kam me nxitim: futbollistët nuk duhet të mendojnë se janë gati për një rol tjetër, ditën pas tërheqjes. Shkallët duhen ngjitur një nga një, si rehabilitimi (në shtator u operua në gjurin e djathtë).

Kapiteni bardhezi shpjegon përse nuk është i joshur nga një karrierë në pankinë: "Jeta e trajnerit është e lodhshme, je si një administrator i një kompanie me 50-60 persona – ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport -. Nuk mjafton një skemë taktike, duhet të jesh lider e psikolog. Në këtë moment është një përgjegjësi që nuk e ndjej përbrenda”. Edhe sepse Chiellini e ka mendjen vetëm tek rikthimi në fushë, përfshirë atë me Kombëtaren: "Mancini i kam thënë që do shkoj i freskët për 'Europianin, më pëlqen ta shijoj këtë aventurë, sepse e di që do të jetë e fundit me Kombëtaren".

Me Juventus objektivi mbetet, përvec kampionatit, Champions League: "Në këto vite na ka munguar kapaciteti për të administruar finalet që kemi arritur e pastaj kemi humbur disa ndeshje në mënyrë të cuditshme. Në vecanti atë me Ajax sezonin e kaluar: jam i bindur që nëse do të kalonim, do të kishim bërë rrugën deri në finale. Por nuk ka mbaruar ende...".

E për Champions, Dybala ka vendosur firmën e tij kundër Lokomotiv Moskë: "Nuk do të habitesha nëse Paulo do të bënte këtu atë që kanë bërë Trezeguet, Camoranesi e Nedved pra një rrugëtim të rëndësishëm me Juventus".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI