Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Drama/ Tifozi i vogël i Partizanit humbi betejën për jetën pas 3 muajsh në koma

Lapsi.al 25 October 2019
Drama/ Tifozi i vogël i Partizanit humbi betejën për jetën

Tre muaj betejë për jetën, por në fund Renisi i vogël nuk ia doli. Në koma që pas aksidentit të rëndë rrugor të pësuar, tifozi i zjarrtë i Partizanit, Renis Muça, ka ndërruar jetë, duke dëshpëruar familjen e tij, por edhe gjithë ambjentin e Partizanit, që ishin lidhur emocionalisht me djaloshin. E në fakt, pikërisht tifozët “Ultras Guerrils” të Partizanit, kanë publikuar homazhin për Renisin, që fatkeqësisht nuk ia doli.

Fillimisht ai ishte kuruar në reanimacionin e Spitalit Ushtarak të Tiranës, pas dëmtimeve cerebrale të pësuara në aksident, por falë edhe inisiativë së Partizanit, që u aktivizua në ndihmë të djaloshit, duke e bërë rastin publik në faqen zyrtare të klubit në Instagram, 14 vjecari u transferua në Turqi për një kurim më të specializuar, por fati ka qenë i pamëshirshëm me të.

POSTIMI I ULTRAS GUERRILS

Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë …

Renisi nuk ia doli!

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!

U prehsh në paqe engjëll!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI