Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gladbach tallet keq me Romën: sikur të mos mjaftonte penalltia, tani vijnë edhe ironitë

Lapsi.al 25 October 2019
Gladbach tallet keq me Romën: sikur të mos mjaftonte penalltia, tani
Futbolli i kohës së rrjeteve sociale do të thotë edhe ngacmim mes klubeve në vazhdim të episodeve të ndodhura në fushën e lojës. Një shembull perfekt dhe i përsosur është postimi i bërë nga Borussia e Moenchengladbah në faqen e saj në anglisht, pas penalltisë së dhënë nga arbitri Collum për “goditje në fytyrë” nga e Smalling. Një foto me imazhin e një personi me një dorë të vendosur në fytyrë me shkrimin “Shumë shpejt?” për të treguar gjithçka me ironi. Pak a shumë mënyra e thënë në anglisht ka idenë: “Është shumë herët për të bërë shaka me të?” dhe rrjedhimisht pranon në mënyrë indirekt gabimin skandaloz të arbitrit skocez që ka lejuar gjermanët të barazojnë në minutën e fundit ndaj Romës. Shumë tifozë verdhekuq nuk e kanë marrë mirë, por janë edhe të shumtë ata që janë “argëtuar”, duke e marrë një ngacmim jo fyes dhe ironik.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI