Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Maldini paralajmëron Milan: "Unë e Boban ikim, nëse Elliott kërkon të fitojë pas 10 vjetësh"

Lapsi.al 25 October 2019
Maldini paralajmëron Milan: "Unë e Boban ikim, nëse Elliott

Problemet e Milan janë të dukshme: mungesë loje e një klasifikim që nuk mund të kënaqë askënd. Paolo Maldini ka folur për momentin e kuqezinjve, duke u mundur të sigurojë tifozët: "Kjo periudhë është delikate, por bën pjesë e procesit të rritjes, sepse tre ndryshime të pronësisë në pak vite e kanë minuar këtë skuadër. Prezenca ime dhe e Boban është një garanci për tu kthyer kompetitivë me shpejtësi: nëse Elliott kërkon ta bëjë pas nja 10-15 vjetësh, nuk do të jemi ne në zonën sportive".

Fillimi i sezonit ka sjellë rezultate negative e ardhjen në pankinë të Piolit, që mori vendin e Giampaolos: "Nuk prisnim të ndryshonim trajner, por ishte një vendim që duhej marrë - ka thënë Maldini për Sky -. Një zgjedhje që është më mirë ta merrnim në fillim të sezonit se sa në gjysëm. Kjo është një periudhë delikate, trashëguam një skuadër me një pasiv të rëndë e bëmë një merkato pa kosto pasi u përjashtuam nga Europa për administrimet e mëparshme. Rruga është shumë e vështirë".

Tifozët do të donin një skuadër kompetitive e ky është objektivi i shpejtë i dyshes Maldini-Boban: "Duhet kohë për tu kthyer tek suksesi e historia ime tek Milan është e rëndë. Fakti që është edhe Boban me mua të bën të kuptosh që nuk duam të presim 10 vjet për tu kthyer në nivele të larta e prezenca jonë duhet të garantojë kohë të arsyeshme për të qenë kompetitivë. Nëse idea e pronarëve është ajo për tu kthyer në majë pas 10-15 vjetësh, nuk do të jemi sigurisht ne në drejtimin e pjesës sportive".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI