Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Penalltia inekzistente që dënoi Romën, Fonseca: "Vështirë të pranosh këtë situatë"

Lapsi.al 25 October 2019
Penalltia inekzistente që dënoi Romën, Fonseca:

Roma del nga stadiumi Olimpico me vetëm një pikë që e komplikon disi pozitën në klasifikim të verdhekuqve e mbi të gjitha me tërbimin për një penallti inekzistente të dhënë në favor të M'Gladbach në kohën shtesë, edhe pse pas ndeshjes tekniku Fonseca nuk bën polemika e vendos theksin vetëm në përfaqësimin e mirë të të tijve, pavarësisht shumë mungesave: "Është e vështirë ta pranosh një situatë si kjo, lojtarët janë të shkatëerruar për këtë vendim – tha portugezi – Sidoqoftë, pavarësisht të gjitha vështirësive, kemi luajtur mirë, gjithnjë të kujdesshëm në mbrojtje, djemtë kanë luftuar shumë".

"Jemi përballur me kryesuesin e Bundesliga e, në emergjencë, kemi dhënë gjithcka - ka vazhduar Fonseca – Vështirë të pranosh një situatë si kjo. Nuk mund të qajmë tani për atë që kaloi, duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Duhet të punoj me mendjet e lojtarëve, futbolli është kështu, duhet të jemi të shpejtë në reagim. E dimë se kemi luajtur një ndeshje të mirë, meritonim fitoren..

DZEKO: "ARBITRI ISHTE I SIGURTË"

Në përfundim të ndeshjes së barazuar për shkak të një penalltie inekzistente kundër Borussia M'Gladbach, Edin Dzeko ka shfryrë nervat për mikrofonët e Sky: "Gabim i rëndë i arbitrit. Me dy pikë më shumë klasifikimi do të ishte ndryshe, tani në kemi tre ndeshje të tjera e gjithcka mund të ndodhë. Arbitri ishte shumë i sigurtë, më vjen vërtetë keq. I thashë të shihte fytyrën e Smalling, që ishte bërë menjëherë e kuqe, por arbitri ishte i palëvizshëm në mendimin e tij".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI