Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Për çdo informacion, më telefononi": Piqué publikon numrin në rrjet... ai që e merr është një tifoz i Real!

Lapsi.al 25 October 2019
"Për çdo informacion, më telefononi": Piqué
Një bisedë telefonike e, nga ana tjetër e receptorit, është pikërisht Gerard Piqué. Kjo është ajo që i ndodhi tifozëve të panumërt të futbollistit, pasi katalanasi ka publikuar në rrjetet sociale imazhin e grupit të punës për versionin e ri të Kupës Davis, në të cilin kishte shtuar një numër telefoni me dedikimin: “Për çdo informacion, më telefononi”. E kështu kanë bërë. Më shumë se 8000 thirrje që futbollisti blaugrana ka marrë. Në Tëitter Piqué ka publikuar telefonatën e parë, atë të një tifozi me emrin Josè, që dyshonte se ai që i ishte përgjigjur ishte pikërisht mbrojtësi i Barcellona. Pique iu desh ca kohë ta bindte bashkëbiseduesin se ishte pikërisht ai, por video u bë menjëherë virale. “Jam nga Madrid e tifoz i Real Madrid, por të vlerësoj shumë” ka thënë Josè. Një kompliment që i ka bërë shumë qejfin Piqué, që i është përgjigjur: “Faleminderit shumë, është bukur të dëgjoj se edhe pse je tifoz i Real më respekton, e kuptoj që është shumë e vështirë”. Mbetet për tu parë tani nëse Josè do të vazhdojë ta admirojë Piqué edhe gjatë El Classico të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI