Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Nuk resht së boksuari edhe 83 vjeç: ish-kampioni i botës Jofre është i jashtëzakonshëm

Lapsi.al 25 October 2019
Video/ Nuk resht së boksuari edhe 83 vjeç: ish-kampioni i botës

Një kampion është përgjithnjë, edhe kur përpara ka parashtesën ish. E po flasim për një sport të aftësia fizike është gjithcka. Por ndoshta në jetë ka dhe përjashtime. Duhet të jetë medoemos kështu për ish-kampionin e botës të peshës gjel, Eder Jofre, që tani ka kaluar 83 vjetët.

Braziliani nga São Paulo, në një total prej 78 betejash, ka fituar 72, nga të cilat 50 i ka mbyllur me KO. Vetëm dy humbje e katër barazime për Jofre që është renditur në vendin e #85 në Ring Magazine's në listën e 100 boksierëve të mëdhenj të të gjitha kohërave. Braziliani madje është i 19 në listën e të mëdhenjve të 80 viteve të fundit e duket se e ka merituar plotësisht nderimin, duke qenë se edhe tani, në moshën 83 vjecare, nuk i ka humbur reflekset e boksierit...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI