Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Shikoni gjestin e turpshëm të Ibrahimovic: suedezi praktikisht është pa skuadër tani

Lapsi.al 25 October 2019
Video/ Shikoni gjestin e turpshëm të Ibrahimovic: suedezi praktikisht
Aventura e Zlatan Ibrahimovic tek Los Angeles Galaxy është mbyllur tashmë përfundimisht. Suedezi ka humbur 5-3 derbin kundër Los Angeles FC dhe është eleminuar nga playoff i Mls. Nuk ka shërbyer për asgjë goli i barazimit të përkohshëm 2-2 firmosur nga numri 9 pas gafës së portierit kundërshtar Miller. Për ti vënë kapak historisë së tij në Los Angelos, shtatlarti ka shfaqur gjithë nervozizmin e tij, duke iu përgjigjur me një gjest të turpshëm një tifozi. Veprim i shëmtuar për ti dhënë lamtumirën Amerikës. Zlatan Ibrahimovic është praktikisht një lojtar pa kontratë e duhet të zgjedhë skuadrën e tij të ardhshme. Në Itali e presin krahëhapur Napoli e Bologna e madje edhe Inter është duke e menduar. Aventura e tij përtej oqeanit ka zgjatur një vit e gjysëm, por pa i sjellë Ibrahimovic asnjë trofe. Për të sidoqoftë statistikat janë të të gjithë respektit: 56 ndeshje e 52 gola.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI