Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dani Alves, sulm e mbrojtje mbi Neymar: "Është si një fëmijë, por njerëzit duhet ta respektojnë”

Lapsi.al 26 October 2019
Dani Alves, sulm e mbrojtje mbi Neymar: "Është si një

“Neymar ndonjëherë është fëmijënor. Është shumë i ndjeshëm për cfarë i ndodh përreth e ndaj kritikave”, mendon Dani Alves për shokun e tij tek Brazili. Sulmuesi i Paris Saint-Germain është kthyer protagonist në fushë, por askush nuk mund të harrojë telenovelën e merkatos së verës me brazilianin që dukej se ishte i destinuar të largohej nga Ligue 1 me drejtim Spanjën.

Ish-shoku i tij i skuadrës, por edhe bashkëkombasi Dani Alves, duke folur për Sport TV ka thënë mendimin e tij për O'Ney dhe kontradiktat karakteriale. Nga njëra anë një vërejtje e qartë, por në anën tjetër një mburojë e vërtetë, si një vëlla i madh.

“Mundohem ta këshilloj gjithnjë Neymar. I them se ka përgjegjësi të madhe ndaj të rinjve e atyre që adhurojnë botën e sportit. E di cfarë mendoj për të. Ai ka përgjegjësi në këtë këndvështrim dhe duhet të marrë një pozicion. ‘Je një fëmijë apo jo? Jo, je një burrë’”, ka thënë Dani Alves që më pas ka shpjeguar: “Shpesh është fëmijënor, si kalama. Por është shumë i ndjeshëm ndaj kritikave dhe asaj që i ndodh përreth. Njerëzit duhet ta respektojnë. Edhe kur është në Kombëtare, ata nuk e respektojnë, por duhet ta bëjnë. Neymar ka mjaftueshëm eksperiencë për të thënë atë që do, ka fituar gjithcka, ndërsa ata që flasin jo”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI