Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

De Ligt tradhëton Juventus në Lecce: Pa Ronaldon bardhezinjtë nuk dinë të fitojnë

Lapsi.al 26 October 2019
De Ligt tradhëton Juventus në Lecce: Pa Ronaldon bardhezinjtë nuk

Pa Cristiano Ronaldo, Juventus ndal hapin dhe tani rrezikon parakalimin nga Inter. Nuk mjaftoi penalltia e Dybala, menjëherë e anulluar nga një tjetër goditje nga pika e bardhë e Mancosu. Barazimi i dytë në 9 javë për torinezët, që me 23 pikë rrezikojnë tani të shohin zikaltrit, në rast fitore me Parmën, ti kalojë një pikë përpara.

Fillimi i pjesës së parë ka parë një Lecce brilante e ndonjë gabim të tepërt të bardhezinjve, por me kalimin e minutave Juve mori plotësisht kontrollin e ndeshjes. Përvec një goli të anulluar Higuain për pozicion jashtë loje, kampionët e Italisë patën edhe raste të tjera për të shënuar. Një mrekulli e Gabriel, i mohoi Dybala një super gol që në pjesën e parë, ndërsa protesta e bardhezinjve për një 11 metërsh të padhënë, në kontaktin mes Tachtsidis e Emre Can, nuk e bënë Valeri të kërkonte as rishikimin me Var.

Pjesa e dytë është krejt ndryshe, me shumë ritëm dhe ... gola. Juventus mori avantazhin me një penallti të shndërruar në gol nga Dybala, mes protestave të salentinëve: faull i Petriccione ndaj Pjanic u vlerësua fillimisht goditje dënimi në hyrje të zonës, pastaj me Var ndryshoi mendje. Gati i menjëherëshëm barazimi i Lecce, gjithnjë me penallti, me Mancosu (prekje me krah e De Ligt në zonë). Presioni i bardhezinjve është i gjithi në shtyllën e Bernardeschi, ndërsa Higuain i gjakosur në një përplasje me portierin, tentoi befasinë në minutën e 96, por pa arritur të superojë Gabriel.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI