Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Derbi i turpit: tifozët e Swansea tallen me Emiliano Sala, që humbi jetën në aksident

Lapsi.al 26 October 2019
Derbi i turpit: tifozët e Swansea tallen me Emiliano Sala, që humbi
Nis në mënyrën më të keqe derbi uellsian mes Sëansea e Cardiff në program të dielën në orën 13 në Liberty Stadium e vlefshme për javën e 14 të Championship. Një gjest makabër e i papranueshëm nga ana e tifozëve të Swansea ka njollosur vigjiljen e sfidës: në rrjetet sociale janë shfaqur foto që tregojnë një biletë false avioni me emrin e shkruar Emiliano Sala, sulmuesi argjentinas që humbi jetën tragjikisht në 21 janar, gjatë një incidenti ajror ndërsa fluturonte nga Nantes në Cardiff. Një gjest vërtetë i turpshëm, kryer nga disa persona të paskrupullt, që kanë menduar të fyejnë memorjen e një djaloshi të larguar nga jeta shumë shpejt, duke shpërndarë nëpër qytet biletat false. Një episod që ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë vetë Swansea, që ka deklaruar në një komunikatë për shtyp, se do të punojë ngushtë me policinë për të gjetur përgjegjësit për këtë gjest burracakësh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI