Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Festoi në eleminimin e Boca dhe u shkarkua? Punonjësi i sigurisë punësohet nga River!

Lapsi.al 26 October 2019
Festoi në eleminimin e Boca dhe u shkarkua? Punonjësi i sigurisë

Boca-River një histori që nuk është kurrë banale. E këtë herë pasurohet me një tjetër kapitull të pabesueshëm që vjen direkt nga Kupa Libertadores. Çudia e parë ndodhi vetëm një ditë më parë kur një agjent i sigurisë të Boca Junior u shkarkua për arsyen e thjeshtë, por kuiroze... festoi bashkë me lojtarët e River Plate në fushë në Bombonera, pasi Millonarios fituan gjysëmfinalen e kthimit 2-0. E ashtu si klubet bëjnë gjithnjë me njëri-tjetrin me përgjigje e kundërpërgjigje, ja ku mbërrin lajmi se i njëjti agjent, me emrin Gabriel Portillo, është marrë në punë nga… River Plate!

I intervistuar nga gazeta Diario Olé ai tregon: “Nuk mendoja se do të kishte pasoja të vecanta ai gjest, por ditën që pasoi ndeshjen Boca më thirri e mu tha se isha i pushuar nga puna. I thashë se nuk mund ta bënin vetëm sepse dikush bën tifo për një skuadër të caktuar, pastaj mbeta i befasuar nga thirrja që mu bë nga ana e agjensisë së River e jam i lumtur”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI