Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kylian Mbappe ndez sfidën milionere mes Juventus e Real Madrid

Lapsi.al 26 October 2019
Kylian Mbappe ndez sfidën milionere mes Juventus e Real Madrid

Juventus kundër Real Madrid. Mund të jetë fare mirë një finale e Champions League. Por mund të jetë edhe një sfidë e paskrupullt merkato, që do të futet në lojë në verë: ajo për të mbërritur tek Kylian Mbappé, objekti i dëshirave të të gjithë klubeve të mëdha europiane. Andrea Agnelli në mënyrë ambicjoze ka bërë të ditur se dëshiron të sjellë në Torino sa më shpejt talentin e madh francez. Përplasja e momentit është pikërisht Juve-Real, nuk ka asnjë tjetër në gjurmët e Mbappe.

Është e qartë se nuk është e lehtë të bësh tratativa me Paris Saint Germain. Vera e gjatë e Neymar ka treguar se klubi francez nuk shet lojtarë nën shifrën e konsideruar të denjë për vlerën e tij. Kështu, duhen bërë llogaritë me rreth 180 milionë, shifrër e shpenzuar nga Psg për të blerë djaloshin nga Monaco në 2017. Pastaj është pagesa, që do të peshonte me rreth 40 milionë në vit mbi bilancet e klubeve. Në total 380 milionë në 5 vjet. Mbappè do ti kushtonte Juventus mesatarisht 76 milionë në sezon ndaj 84 të Ronaldos. Shifrat janë të larta, por pikërisht për këtë motiv Agnelli gjatë javës njoftoi rritjen e kapitalit. Kërkon një Juve në gjendje ti lejojë vetes negociata të këtij lloji.

Por është edhe Real Madrid, që tentoi të joshte Mbappè që në verë. Florentino Perez për merkaton e verës 2020 ka në mendje këtë strategji: Të kthejë në shtëpi lojtarët e afirmuar larg Madridit si Reguilòn, Odegaard, Kubo e Ceballos, duke shtuar goditjen e madhe. E në këtë pikë, të sfidosh merengues bëhet shumë e vështirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI