Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Leicester vendos rekordin e ri në Premier League: Vardy tregon si i bindi Evans të shënonin nëntë, ndaj Southampton

Lapsi.al 26 October 2019
Leicester vendos rekordin e ri në Premier League: Vardy tregon si i bindi

Një rezultat që ndodh rrallë, por që kur ndodh lë gjithnjë gjurmë në të dy skuadrat që e prodhojnë. Leicester është treguar krejtësisht i pamëshirshëm në transfertën kundër Southampton, në ndeshjen hapëse të javës së 10 të Premier League. Në St Mary's Stadium, Dhelprat janë imponuar frikshëm 9-0, duke përfituar nga kartoni i kuq i Bertrand në minutën e 12', pasd avantazhit të Chilëell. Për skuadrën e Brendan Rodgers, për momentin e dytë në klasifikim, u 'tërbuan' Perez e Vardy (të dy nga tre gola) përvec rrjetave të Tielemans e Maddison, që fundosën në reshjet e shiut e golave Southampton. “Në fakt, ishim duke fituar 6-0 dhe Evans na tha se nuk duhet të ndaleshim, pasi mund të arrinim rekordin historik! Ai e dinte mjaft mirë dhe kjo na motivoi për të shënuar edhe më shumë gola”

Gjërat në Leicester i bëjnë vetëm të bëra mirë. Pasi shkruan historinë e Premier League, duke fituar një titull të jashtëzakonshëm në 2015/16, Dhelprat kanë zotruar një faqe të re në almanakun e Premier League, duke shkuar të fitojnë 9-0 në St Mary's Stadium kundër Southampton, duke barazuar rekordin e Manchester United (9-0 vs Ipsëich në 1995) e duke marrë kështu fitoren më të thellë në absolut jashtë fushës në historinë e Premier (nga 1992 e në vazhdim) duke kaluar suksesin e Manchester United, të arritur kundër Nottingham Forest në 1999 (8-1).

Për Southampton një mbrëmje për tu harruar e jo vetëm rezultatin. Vetëm dy herë në Premier League dy lojtarë të së njëjtës skuadër e mbyllin ndeshjen duke shënuar tre gola secili si Vardy e Perez: kishte ndodhur edhe në majin e 2003 me Pennant e Pires të Arsenal... edhe atëherë kundër Southampton i mundur 6-1 në Londër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI