Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

MotoGP/ Shi e stuhi: anullohen kualifikueset në Phillip Island

Lapsi.al 26 October 2019
MotoGP/ Shi e stuhi: anullohen kualifikueset në Phillip Island

"Kushte meteorologjike të kundërta": kështu organizatorët e MotoGP vendosën të anullonin kualifikueset në Phillip Island, pas një flamuri të kuq të treguar gjatë sesionit të provave të lira të treta. Mbi cirkuitin australian frynte një erë e fortë, që i ndalonte pilotët të garonin me siguri, shoqëruar me reshje shiu. Një vendim përfundimtar mbi mënyrën e pozicionimit në start për garën do të merret kur në Australia të jetë mëngjesi i të dielës.

Nuk ka kualifikuese për Cmimin e Madh të Australisë në MotoGP. Ajo që pilotët kishin frikë (e kishin thënë direkt në konferencë shtypi të enjten) u verifikua: moti në Australi vendosi të bëjë numra, duke prishur programin ditor, që nga FP3. Patën mundësinë të mbyllnin xhiron vetëm Johann Zarco (që mori kënaqëinë e të qenit i pari), Pol Espargarò e Morbidelli, para se të shfaqej flamuri i keq, që rezultoi përfundimtar. Fillimisht ishte era që e bëri të pamundur për pilotët të zbrisnin në pistë, pastaj erdhën edhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut, që detyruan mbylljen e garës: kualifikueset nuk do të zhvillohen këtë të shtunë as me vonesë, gjithcka zgjidhet nesër.

Kur në Australia të jetë mëngjesi i të dielës, do të zhvillohet mbledhja që do të vendosë vijën e startit për garën në Phillip Island. Dy janë hipotezat: kualifikueset mund të kryhen në mëngjes (me fillimin në orën 10.20 lokale, ose 1.20 e natës në Shqipëri), ose për të vendosur startin do të llogariten kohët e kombinuara nga tre provat zyrtare. Në këtë rast para të gjithëve duhet të niset Maverick Vinales me Yamaha, përpara surprizës Andrea Dovizioso e Cal Crutchlow.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI