Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Parakalim i Juventus? Inter barazon Parmën vetëm me ndihmën e VAR

Lapsi.al 26 October 2019
Video/ Parakalim i Juventus? Inter barazon Parmën vetëm me

Inter nuk e shfrytëzon “xhiron e ngadaltë” të Juventus e mbetet prapa. Në pankinë Conte acarohet, por “strategjitë” nuk ndalojnë dot galopimet e frikshme jo vetëm të Gervinho, por mbi të gjitha të Karamoh. Një gol e një asist për ish-lojtarin zikaltër, barazuar nga një gol e një asist i Candreva për një 2-2 përfundimtar. Lukaku shënon golin e gjashtë në Serie A e konfirmohet më konkret se i bukur për tu parë. Parma rrëmben kështu një pikë të merituar sidomos pas një pjese të parë që është një kryevepër taktike.

“Parma është vrastare në kundërsulm” kishte thënë Conte para ndeshjes. Por ta dish nuk mjafton, sepse Inter kalon në avantazh me Candreva, që merr benefitet e një devijimi të Dermakut, por rikuperohet nga dy kundërsulme të papritura.

Pasimi prapa i Brozovic për Godin, që bënte treshen e mbrojtjes, u ndërpre nga Karamoh. Francezi që nuk shpërtheu kurrë tek Inter, u ndez në San Siro, duke thyer Handanovic me një goditje në shtyllën e parë. Por nuk mbaroi me kaq, sepse katër minuta më pas Karamoh i vodhi topin Brozovic, kaloi Godin me një sombrero e shërbeu për Gervinho, që finalizoi përmbysjen 2-1. Dy gola që nisën nga pasditja e vështirë e Brozovic, i asfiksuar nga Kulusevski. Suedezi 19 vjecar në fazën ofensive bëri pak rifinitorin e pak falso nueve, por kur topin e kishte Inter i qepej kroatit.

Inter gjeti pak hapësira, rrallë shkonte topi tek Lautaro e gati asnjëherë tek Lukaku. Skuadra e Conte sulmoi shpesh nga ana e Candreva dhe në pjesën e dytë u duk me tjetër ritëm. Barella u rrit, Biraghi sulmoi, e në të 7’ erdhi barazimi me Lukaku për një 2-2 që nuk kaloi pa polemika. Arbitri fillimisht e anulloi për pozicion jashtë loje të Candreva, pastaj pas konsultimit të gjatë me Var vlerësoi golin. U mendua si pikë që mund të rikthente ndeshjen, por në fakt koleksionimi i goditjeve të këndit nuk mjafton: D’Aversa gjeti në San Siro barazimin e parë sezonal, Conte të parin në kampionat, ndërsa Juventus mbeti në krye.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI