Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Penalltia më absurde e vitit vjen nga Gjermania: e shkakton një lojtar që nuk luante fare!

Lapsi.al 26 October 2019
Video/ Penalltia më absurde e vitit vjen nga Gjermania: e shkakton një
Për të menduar cmimet sezonale ndoshta është herët. Tek e fundit është vetëm tetor, por golat e cilësuar si më të bukurit e vitit, pritjet që natyrisht do të jenë më të mirat e gjithë kampionatit, kanë filluar të kandidohen. E kështu ka ndodhur edhe për penalltinë më absurde, ku vështirë se mund të dalë një tjetër rast për ta nxjerrë të dytë. “Perla” vjen nga Zweite Liga, divizioni i dytë gjerman, mes Kiel e Bochum ku ka shumë protagonistë. Natyrisht arbitri, i pamungueshmi VAR e një rezerve të skuadrës vendase, i dhuruan botës ndoshta penalltinë e parë të shkaktuar nga një lojtar që në momentin e fërshëllimës së arbitrit… nuk ishte fare në fushë. Rasti, si shpjegon AS, lindi në minutën e 38, kur Bochum po tenton të rivendosë barazinë, pas avantazhit të vendasve. Ganvoula provoi konkluzionin, por goditja e tij ishte jashtë kuadratit dhe po dilte në fundore. Nëse nuk do të ishin aty duke bërë nxemjen lojtarët e Kiel dhe Michael Eberwein pati idenë e keqe për të kontrolluar topin e tia kthente portierit. Gjithcka normale, nëse topi do të kishte kaluar vijën. Por ndoshta nuk ishte kështu dhe arbitri, Timo Gerach, mori… një sinjalizim. Kolegët e VAR e njoftuan se po rishihnin aksionin e kur erdhi konfirmimi se Eberwein e kishte prekur topin para se të dilte krejtësisht, arbitri tregoi penalltinë për Bochum. Plotësisht sipas rregullores, edhe pse mes spektatorëve do të ketë pasur konfuzion mbi atë që po ndodhte në fushë. Ganvoula barazoi rezultatin nga pika e bardhë, por goli ishte sidoqoftë i kotë, sepse Kiel shënoi përsëri duke fituar ndeshjen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI