Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Ahmataj debutim ëndërrash, minuta e 25 vendimtare: mposht 0-3 ish-skuadrën e tij

Lapsi.al 27 October 2019
Video/ Ahmataj debutim ëndërrash, minuta e 25 vendimtare: mposht 0-3

Julian Ahamtaj në pankinën e Tiranës tenton të tregojë gjithcka në harkun e vetëm 90 minutave: shkon të imponohet 0-3 kundër ish-skuadrës së tij të fundit, Luftëtarit (për 65 minuta me 10 lojtarë) dhe e bën me 40% të bardhebluve të ndryshuar, si për të dashur të tregojë se kjo skuadër është e tij, menjëherë.

Frikën më të madhe Likës në fakt nuk ia shkaktuan gjirokastitët por Vangjeli që i shkoi pranë autogolit në të 15 e që në total ishte mundësia e vetme e bluezinjve në 45 minutat e para. Tirana kërkoi të luajë me infiltrime e krosime, për të shfrytëzuar karakteristikat e Halilit, Kobinah e Torasa, por loja merr drejtim vetëm pas 25 minutash kur Luftëtari merr dënimin e dyfishtë: penallti e karton i kuq, për prekje me dorë të topit nga Prikas. Mundësia më e mirë për Tiranën, vetëm se ndoshta nuk duhej një gjirokastrit të paraqitej në pikën e bardhë, me peshën e rëndë të dijenisë së po fundos ekipin e vendlindjes. Bathën nuk e mbajnë këmbët në fund, rrëshket dhe e dërgon topin tek portieri gjirokastrit...

Por i gjithë entuziazmi i Qyranit, se priti penalltinë, zgjat pak sekonda sepse në aksionin në vijim Torassa kalon në avantazh Tiranën, duke e bërë të thjeshtë tashmë ndeshjen për bardheblutë, që sigurojnë rezultatin përpara se të zbrisnin në dhomat e zhveshjes për pushimin e lojës. Michael Ngoo justifikon pse Ahmataj uli në stol një njohje të vjetër si Dunga, duke dërguar në rrjetë asist të Halilit.

Ahmataj kërkoi më shumë freski, e njohje më të mirë të portës, jo vetëm për të mbajtur nën presion kundërshtarin, por edhe për të marrë sinjalet nga lojtarë si Hasani, që zëvendësoi Torassa në minutën e 62’ për tu bërë protagonist edhe me kaq pak minuta në dispozicion. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt shkodrani, i shërbyer nga Kobinah, fiksoi golin e tretë, që e ngjiti Tiranën me 17 pikë, në kuotë të barabartë me Bylis, duke vënë nën presion Partizanin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI