Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

F1 Meksikë: Verstappen dënohet: vija e parë e startit e gjitha Ferrari

Lapsi.al 27 October 2019
F1 Meksikë: Verstappen dënohet: vija e parë e startit e gjitha

Drejtuesit e garës i kanë hequr pole position Max Verstappen. Hollandezi i Red Bull ka zbritur me tre pozicione në start për motivin se nuk ka ngadalësuar në regjimin e flamujve të verdhë të treguara për aksidentin e Bottas në fund të kualifikueseve. Festë për Ferrari që mori kështu vijën e parë me Leclerc e Vettel. Pozicioni i tretë për Hamilton, përpara pikërisht Verstappen.

Sipas rregullores, gabimi i ka kushtuar kohën finale dhe tre pozicione në start sepse nuk respektoi kushtet e sigurisë. Ferrari, ka insistuar fort për penalizimin e Verstapen dhe tani mund të jetë i kënaqur. Për Leclerc është pole position numër 7 në karrierë, e 228 në historinë e Ferrarit.

Max Verstappen nuk arriti të shijojë vendin e parë të marrë në Meksikë, e dyta në karrierë pas atij në Hungaroring, për shkak të penalizimit. Hollandezi ka folur shkurt për episodin e fundit në të cilin nuk respektoi flamujt e verdhë për incidentin e Bottas, duke dhënë një deklaratë të cuditshme: "I pashë, por nuk mu duk e arsyeshme të hiqja këmbën nga pedali i gazit". Mbi këtë cështje ndërhyri edhe lideri i skuderisë Red Bull, Chris Horner, që ka mbrojtur pilotin e tij: "Nuk kishte asnjë sinjal për flamuj të verdhë në kruskotin e makinës së Max - tha ai - E përfundoi xhiron sepse nuk kishte sinjalizim e të njëjtën gjë bëri edhe Hamilton", por sic duket nuk ishte punë sinjali dhe tani Red Bull niset i katërti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI