Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Flak shiritin dhe ironizon tifozët: "Q****i", Xhaka e ekzagjeron gjatë zëvendësimit

Lapsi.al 27 October 2019
Video/ Flak shiritin dhe ironizon tifozët: "Q****i", Xhaka e
Nuk është kohë e mirë për Arsenal, por nuk është gjithashtu momenti më i mirë për Granit Xhakën, kapitenin kontrovers të Gunners, që gjithnjë e më shumë është në thyerje të mardhënieve me tifozët në Emirates, sidomos pas ngjarjeve të sotme, në sfidën e barazuar 2-2 kundër Crystal Palace. Mesfushori shqiptar i Zvicrës u thirr për zëvendësim nga Unai Emery në minutën e 61, por reagimi i Xhakës vetëm i një kapiteni nuk ishte. Ndoshta i bezdisur nga fërshëllimat gjatë gjithë ndeshjes, por kur pa numrin e tij në tabelën e zëvendësimit Xhaka nuk e fshehu mosaprovimin, duke flakur përtokë shiritin e kapitenit, duke ironizuar edhe tifozët që e fërshëllenin, e duke i bërë shenjë me dorë të përpiqeshin më shumë, ndërsa në fund i thotë "q****i". Xhaka i nervozuar nuk qendron në stol dhe shkon menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe duket se marrëdhënia e tij me tifozët është prishur krejtësisht, me një pjesë të mirë të tyre që kontestojnë edhe shiritn e kapitenit, duke mos e konsideruar të denjë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI