Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Laçi i frikshëm, Nwabueze edhe më shumë: katër gola në katër ditë

Lapsi.al 27 October 2019
Video/ Laçi i frikshëm, Nwabueze edhe më shumë: katër

Gjashtë gola në katër ditë, po aq pikë në dy ndeshje, dy fitrore në tre sfida që kur është ulur Armando Cungu në pankinë. Laci nuk ndalet tashmë dhe pasi ka nxjerrë të dërrmuar kryesuesit e Teutës në mesjavë përsërit të njëjtën performancë e rezultat edhe kundër Vllaznisë. Nuabueze është protagonist absolute i ndeshjes, me dy gola të shënuar e një performancë për tu mbajtur mend, aq sa të meritonte edhe komplimentet e teknikut kundërshtar në fund të ndeshjes.

Shkodranët nuk kanë mundur të vendosin veton të befasuar nga një skuadër aggressive, që kërkoi nga fillimi golin, duke tentuar me Lushkjan, Tekon e Xhixhën, pa mundur të marrin avantazhin. Cungu i dha dorë të lirë të tijve, për tu shtyrë përpara, i bindur në ekuilibrat taktikë të bardhezinjve. Teko nuk gjeti kuadratin në të 28′, por 11 minuta më pas është i zakonshmi Nuabueze, që kaloi në avantazh kurbaniasit. Goditja e fuqishme e amerikanit nuk i lë asnjë shans Sherrit, që detyrohet të nxjerrë topin nga rrjeta.

Indikacjonet taktike të Jonuz duhet të riformatohen shumë shpejt, sepse 7 minuta pas rifillimit Nuabueze shënon dygolëshin personal! Një fotokopje për nga manyra e realizimit, me golin e parë, me sulmuesin që u fut në qendër dhe me një silurë të vërtetë mposhti përsëri Sherrin.

Goli i nëntë në kampionat për Nuabueze, por bardhezinjtë nuk e ulën ritmin dhe mbyllën historinë me golin e tretë të Regi Lushkjas, pikërisht në minutën e 60′. Kundërsulmi i shpejtë arma më efikase e Lacit, Vllaznia e dinte, por të dish nuk mjafton për ta ndaluar e me impaktin e dy fitoreve radhazi skuadra e Cungut me 13 pikë, kap vendin e shtatë dhe sheh drejt kreut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI