Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Roma ringrihet me Dzeko e Zaniolo: e dyta shkon më keq për Pioli

Lapsi.al 27 October 2019
Video/ Roma ringrihet me Dzeko e Zaniolo: e dyta shkon më keq për

Nga barazimet e kryesuesve përfiton vetëm Atalanta, që e ekzagjeron me fitoren 7-1 kundër Udinese, ndërsa Napoli nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 me Spal, i ndalur nga një Berisha në formë të shkëlqyer. Roma sheh zonën Champions, ndërsa Milan nuk kalon dot në pjesën e sipërme të klasifikimit. Në Olimpiko përfundoi 2-1 për verdhekuqtë, tani vetëm një pikë nga Napoli i vendit të katërt. Për Piolin tani gjërat bëhen edhe më të vështira, në kohën kur ndeshja e dytë në pankinë shkoi edhe më keq se debutimi.

E të mendosh që kuqezinjtë e nisën mirë, Paquetà shënoi edhe gol, anulluar më pas për pozicion jashtë loje. Skuadrës së Pioli i mungon dicka në 16 metrat e fundit. E kundërta me kryeqytetasit, Roma goditi praktikisht në rastin e parë: në zhvillimet e një goditje këndi në minutën e 38', Dzeko, i harruar nga Kessie, shënoi fare pranë portës. Pak më vonë, Pastore mund ti kishte cuar shifrat në 2-0, por u ndal nga Donnarumma nda një dalje të dëshpëruar.

Në pjesën e dytë Roma kishte dy mundësi për të siguruar rezultatin, por ndëshkohet në të 55' kur krosimin e Calabria, Theo Hernandez e dërgon në rrjetë, edhe falë devijimit të Smalling. Barazimi në fakt zgjati vetëm tre minuta sepse Musacchio ndërhyn për të devijuar pasimin e Dzeko, por e dërgon topin tek Zaniolo, që është tepër i kthjellët para portës, duke vendosur ndeshjen.

ITALY - SERIE A

Bologna 2 - 1 Sampdoria

Atalanta 7 - 1 Udinese

Torino 1 - 1 Cagliari

SPAL 1 - 1 Napoli

Roma 2 - 1 Milan

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI