Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kërkesa misterioze e Bale për Real: "Mos jepni lajme mbi shëndetin tim"

Lapsi.al 28 October 2019
Kërkesa misterioze e Bale për Real: "Mos jepni lajme mbi

Asnjë lajm për Gareth Bale. Uellsiani është zhdukur nga fusha që kur është kthyer nga impenjimet me Kombëtaren, ndeshje që u mbyllën me imazhet që të linin të kuptoje probleme të karakterit fizik, si pasojë e ngërceve. Duhet të jetë dicka më serioze, lojtari vazhdon të mos stërvitet me grupin, por nuk dihet me saktësi cfarë ka.

E DREJTA LIGJORE - Sepse ashtu si ka bërë të ditur javën e kaluar radio spanjolle Cope dhe e ka vazhduar sot Marca, Gareth Bale i ka kërkuar Real Madrid të mos shpërndajë komunikata mjekësore mbi të. Uellsiani ushtron të drejtën e tij ligjore: ligji spanjoll ndëshkon me burgim 1 deri në 3 vjet këdo që shpërndan informacione shëndetësore, mbi një person të tretë, në të cilat ka patur akses për motive pune.

RASTI I PARË - Në botën e futbollit spanjoll klubet kanë shpërndarë gjithnjë prognoza e diagnoza të lojtarëve të tyre të dëmtuar, duke bërë publik dëmtimin, mjekimin dhe kohët e rikuperimit. Një zakon që është vlerësuar nga shtypi, edhe pse në të kaluarën ka patur raste që lojtarët kanë kërkuar të mos publikojnë informacione mbi gjendjen e tyre, por kjo e Gareth Bale është situata e parë në të cilën lajmi bëhet publik me një emër e mbiemër. Futbollisti ka kërkuar hapur nga Real Madrid të evitojë publikimin e komunikatave mjekësore për të, e natyrisht klubi e ka pranuar.

88 NDESHJE TË HUMBURA - Bale është në Madrid nga 2013 e në këto 6 vjet ka qenë viktimë e një serie pambarim dëmtimesh, pak a shumë muskulare, që e kanë detyruar të humbasë 88 ndeshje, përfshirë dy nga temperatura. Deri tani është ditur gjithnjë cili ka qenë problemi, por gjërat kanë ndryshuar. E situata është futur në botën e spekulimeve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI