Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Southampton, disfata me Leicester kushton... një rrogë!

Lapsi.al 28 October 2019
Southampton, disfata me Leicester kushton... një rrogë!
Nëntë me zero: sfida mes Leicester e Southampton ka patur peshë mbi lojtarët e Ralph Hasenhüttl, jo vetëm me rezultatin, sepse tani duhet të paguajnë pasojat në të gjitha kuptimet. Fitorja e jashtëzakonshme e Foxes ka konfirmuar momentin e errët të Saints që kanë marrë vetëm 8 pikë në 10 javët e para të Premier League, duke u renditur në tretët nga fundi, që momentalisht i kthen direkt në Championship. 9-0 e Leicester ka rishkruar historinë e Premier: asnjë skuadër më parë nuk kishte fituar me të tillë diferencë jashtë fushe. Lojtarët dhe stafi teknik i Southampton kanë përfunduar në librin e zi të kampionatit anglez e do të paguajnë pasojat duke dhuruar një rrogë për Saints Foundation. Njoftimin e ka bërë vetë Southampton përmes një komunikate: “Lojtarët e skuadrës së parë e stafi teknik do të dhurojnë pagat e tyre nga e premtja e kaluar tek Saints Foundation. Skuadra ka qenë në Stapleëood Campus për gjithë fundjavën e ka punuar fort për të rregulluar gjërat për tifozët e klubin”. Sipas asaj që thuhet në komunikatë, kjo zgjedhje ka nisur nga poshtë: “Gupi ka vendosur të dhurojë pagat e ditës së ndeshjes me Leicester tek Saints Foundation për të ndihmuar punën e shoqatës”. Saints Foundation punon me fëmijët, të rinjtë e të rriturit që janë në vështirësi, në zonën e Southampton, për të përmirësuar kualitetin e jetës së tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI