Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Skënderbeu nuk fiton në Vlorë, shpërthen Daja: "N'a mohojnë gola e nuk japin penallti"

Lapsi.al 28 October 2019
Video/ Skënderbeu nuk fiton në Vlorë, shpërthen Daja:

Nëse nuk fiton në Vlorë kundër këtij Flamurtari rezultati është zhgënjyes. Këtë e ka të qartë edhe Skënderbeu që në transfertën me kuqezinjtë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, që nuk mund të kënaqë Ilir Dajën, teknikun e bardhekuqve, i rikthyer në Vlorë si kundërshtar pas sezonit që drejtoi Flamutarin. Për teknikun më shumë se rezultati i marrë kundër ish-skuadrës së tij problem është trajtimi që i rezervohet korcarëve nga arbitrat: "Më bën përshtypje se në disfavorin tonë ka gola të mohuar, e penallti të padhëna - u shpreh Daja në përfundim të ndeshjes -. Kjo pjesë po bëhet si vazhdë. Skënderbeu është po ai Skënderbe që ka qenë, dhe dalim në fushë të respektojmë kampionatin".

Skënderbeun e kaloi në avantazh një vlonjat: Dejvi Bregu shënoi në minutën e 23, por nuk festoi në respekt të ish-skuadrës së tij. Lëvizja në pankinë, edhe pse Flamurtari nuk ka ende një trajner të ri, i dha motivim lojtarëve, që gjetën barazimin në pjesën e parë me golin e Sukajt katër minuta para pushimit, duke fiksuar një 1-1 që mbeti në fuqi deri në fund.

Skënderbeu ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe e lë Lacin sërisht pas në klasifikim, ndërsa ky është barazimi i tretë në 10 javë për Flamurtarin, që nuk e ka provuar ende shijen e fitores këtë sezon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI