Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbulimi/ Ronaldo prenoton Topin e Artë numër gjashtë: CR7 ka dhënë intervistën e fituesit

Lapsi.al 28 October 2019
Zbulimi/ Ronaldo prenoton Topin e Artë numër gjashtë: CR7 ka

Cristiano Ronaldo përgatitet të fitojë Topin e Artë të gjashtë në karrierë. Nga Franca vijnë gjithnjë e më tepër zërat që e shohin yllin portugez të Juventus në avantazh ndaj Virgil Van Dijk e Lionel Messi për trofeun, që do të dorëzohet në 2 dhjetor në Paris. Sipas asaj që bën të ditur ‘Messaggero’, përvec kontakteve të shumta në javët e fundit mes CR7 e Komitetit të Topit të Artë numër 64, sulmuesi bardhezi ka pritur një delegacion të France Football për një intervistë – që do të shpërndahet pas ceremonisë së dorëzimit të trofeut - e në Torino është zhvilluar edhe një darkë me këtë delegacion, në prezencë të drejtorit sportive bardhezi Fabio Paratici.

CR7 ka kaluar në këtë mënyrë mbrojtësin e Liverpool, që jepej favorit nga agjensitë e basteve, edhe falë kapërcimit të limitit prej 700 golash në karrierë. Arritje që i shtohet në fakt edhe tre titujve të fituar: kampionatit e Superkupës në vitin e parë me Juventus e Nations League me Portugalinë, pikërisht në finale me Hollandën e Van Dijk.

Për Cristiano Ronaldo, që do të pasonte kështu kroatin e Real Madrid Luka Modric, i përjashtuar nga 30 finalistët e këtij viti, do të ishte trofeun i gjashtë i Topit të Artë, pas atyre të fituar në 2008, 2013, 2014, 2016 e 2017. Një vlerësim që do ta bënte të kalonte rivalin e përjetshëm Lionel Messi (5), që në këtë garë shihet si kandidati i tretë më i mirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI