Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Makth në Liverpool: portieri që kushtoi një Champions kthehet mbrapsht nga Besiktas

Lapsi.al 29 October 2019
Makth në Liverpool: portieri që kushtoi një Champions kthehet

I kthyer tek dërguesi në janar, gjashtë muaj para skadencës së huazimit dyvjecar nënshkruar në verën e 2018: ky është skenari i palavdishëm që projektohet për ish-portierin e Livepool, Loris Karius, përfaqësimet e dobëta të të cilit i kanë humbur durimin drejtuesve të Besiktas, gjithnjë e më të vendosur ta kthejnë tek Reds, që e larguan kur mbërriti në Anfield braziliani Alisson Becker nga Roma për shifrën rekord të 66 milionë stërlina (76 milionë euro). Sipas asaj që bën të ditur portali turk Takvim, klubi i Stambollit ka nisur të kërkojë një zëvendësues për Karius, duke vënë sytë tek Fabri i Fulham (aktualisht i huazuar tek Mallorca në Spanjë).

Sipas asaj që tregon Daily Mail, nëse portieri gjerman kthehet në bazë, do të përfundonte pas Alisson e Adrian, që mbërriti në Merseyside në verë nga Ëest Ham e është përdorur nga Jurgen Klopp në shtatë nga 10 ndeshjet e para të Premier League e në finalen e Super Kupës në vend të brazilianit, që ishte dëmtuar. Ndeshja e fundit e Karius me fanellën e Liverpool është ajo e finales makth të Champions League në 2018: ato dy gola të dhuruara Real Madrid e bëjnë ende të urrehet nga tifozët e Reds që, nuk kanë si ta presin mirë rikthimin e "Kalamity Karius".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI