Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Mjaft, shumë dhunë në Kili". Federata e Futbollit ndërpret gjithë kampionatet

Lapsi.al 29 October 2019
"Mjaft, shumë dhunë në Kili". Federata e Futbollit
Federata kilene e futbollit (Anfp) ka njoftuar me një komunikatë në faqen e saj ëeb pezullimin e të gjitha ndeshjeve të kampionatit të parashikuara mes të enjtes e të hënës. Një vendim i marrë nga autoritetet politike vendase e nga forcat e rendit, duke parë situatën e vështirë që po kalon vendi amerikano jugor. Për motive sigurie, futbolli ndalet e Federata nënvizon: “Nuk mund të jemi të jashtëm me atë që po ndodh e ndaj realitetit të përditshëm që po përjetojnë mijëra kilenë e kilene”. “Nuk janë kushtet për të luajtur - ka thënë Rodrigo Robles, drejtues i ngarkuar për administrimin e kompeticioneve kombëtare - Nuk pretendojmë të zbresim në fushë me cdo kusht. Episodet e fundit të dhunës në Santiago, duke i shtuar edhe manifestimet e reja të programuara gjatë javës, na kanë shtyrë të marrim këtë vendim”. Kështu ndalojnë ndeshjet e Primera Division, Primera B, Segunda Division, kampionati femëror, e edhe ato të të rinjve. Mbeten gjashtë javë për tu luajtur deri në mbylljen e kampionatit elitar, përvec gjysëmfinaleve të Kupës së Kilit, që duhet të luhen në dhjetor.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI